Flash News

E-TJERA

Berisha ‘non grata’ nga SHBA, gazetari Çim Peka: Reagimi i Bashës i ftohtë, qëllimi final është bashkëqeverisja

Berisha ‘non grata’ nga SHBA, gazetari Çim Peka: Reagimi i

Gazetari dhe drejtori i Syri tv, Çim Peka ka hedhur dyshime se pas vendimit për shpalljen e ish kryeministrit Sali Berisha ‘ non grata’ nga SHBA fshihet qëllimi i mundësisë së një bashkëqeverisje PS-PD.

I ftuar në edicionin e lajmeve në Syri tv, Peka thotë se vendimi nuk ka lidhje me atë që ka bërë Berisha si kryeministër, por me qëndrimet e tij si opozitar, duke nisur që nga rezistenca kundër ndarjes së Kosovës apo kundërshtimet për bashkëpunim mes PD dhe PS.

“Ne po shkojmë drejt regjimit parti-shtet. Qëllimi final është bashkëqeverisja.

Amerikanët po i japin më shumë rëndësi stabilokracisë. Duan një qeveri që nuk u thotë për asgjë dhe njerëz pa profil të lartë,” tha Peka.

Sipas tij, reagimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha ishte i ftohtë.

Kjo është një hapje rruge ndaj bashkëqeverisjes. SHBA nuk ka shpallur non-grata as Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën,” tha Peka, duke theksuar se ishte një vendim për të ndikuar në politikën e vendit.

Në reagimin e tij, Berisha sulmoi ashpër miliarderin George Soros, duke lënë të kuptohet se qëndron pas këtij vendimi.

Edhe Peka tha se Soros ka gisht. Ai theksoi se Berisha ka qëndruar përballë Soros.

 

Të fundit