Flash News

E-TJERA

Berisha "non grata", Soreca përgjigjet shkurt: Respektoj vendimin. Reforma në Drejtësi po krijon shumë 'Falcone'

Berisha "non grata", Soreca përgjigjet shkurt: Respektoj
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka komentuar vendimin e DASH-it, i cili shpalli "non grata" në SHBA, ish-kryeministrin Sali Berisha. Pa u zgjatur shumë në përgjigjen e tij, Soreca tha se respekton vendimin e qeverisë së SHBA-së.

"Ky është një vendim i qeverisë së SHBA-së, e respektojmë plotësisht, nuk kam një koment për të bërë për këtë", tha Soreca.

Këtë deklaratë, kryediplomati i BE-së në vendin tonë e bëri nga Korça, ku ndodhej për një vizitë zyrtare. Në prononcimin për gazetarët ai foli edhe për procesin e integrimit dhe luftën kundër korrupsionit.

Soreca tha se Shqipëri ka bërë përparim, duke theksuar se ka ende për të bërë. Ai shtoi se vendi ynë sot është më pranë fillimit të negociatave. Sipas Sorecës, Reforma në Drejtësi po krijon shumë "Falcone në Shqipëri", duke vlerësuar kështu punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri.

"Nuk kemi qenë kurrë më parë pranë fillimit të negociatave. Shqipëria ka bërë hapa shumë të rëndësishëm para sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, kjo nuk mjafton, por mjafton që të çelen negociatat, por ka ende shumë punë për të bërë. Pra duhet të fillohet me konceptin e ndjekjes së parave. Reforma në Drejtësi po krijon shumë Falcone në Shqipëri", tha Soreca.

 

Të fundit