Flash News

E-TJERA

Berisha "non grata", Visar Zhiti: Nuk e dëshiroj dhe më shqetëson. Situata në PD është sa shqetësuese dhe lehtësuese

Berisha "non grata", Visar Zhiti: Nuk e dëshiroj dhe më

Shkrimtari, poeti dhe ish-deputeti demokrat Visar Zhiti ka komentuar shpalljen "non grata" të ish-kryeministrit Sali Berisha në SHBA.

Ai u shpreh se nuk e dëshiron një gjë të tillë dje si qytetar e shqetëson ky vendim i DASH. Zhiti vuri theksin edhe te raportet shume të mira,

"Është një pyetje e vështirë. Më vjen keq që ne i kërkojmë kujtdo, gjithçka. DASH është shumë serioz, duhet të mendosh thellë të thuash ‘e besoj apo jo’. Unë si qytetar dhe si pjesë e atij krahu të përvuajtur, që iu bashkua duke u thirrur më afër nga forcat demokratike, nuk e dëshiroj një gjë të tillë, më shqetëson si qytetar, por kam vështirë të jap një mendim, sepse nëse marrëdhëniet e mia personale me emrat që përmendet ju kanë qenë jo vetëm normale, por shumë të mira, edhe një bashkëpunim dinjitoz, nuk do të thotë se unë i di gjërat", tha Zhiti.

Ky i fundit u shpreh për “Kjo Javë” se demokracia që u krijua pas komunizmit, ishte “sa e ëndërruar, po aq e pabukur, po aq me shqetësime, edhe me mashtrime, zhgënjime, por ne i gëzoheshim lirisë, gëzoheshim që po zbulonim vetveten, që po krijonim një pronë, ishim të zhveshur. Kjo solli dhe një korrupsion galopant, një luftë politike të egër”.

Studiuesi komentoi edhe situatën e krijuar në PD, duke nënvizuar se është sa shqetësuese dhe e rënduar, aq dhe lehtësuese dhe zgjidhëse.

 

Të fundit