Flash News

E-TJERA

Berisha 'non grata’, Yuri Kim flet nga Vlora: Shqipëria po ndryshon, ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë

Berisha 'non grata’, Yuri Kim flet nga Vlora: Shqipëria po

Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka folur nga Pashalimani, ku po ndjek stërvitjen ushtarake në kuadër të “Defender Europe 2021”, lidhur me shpalljen "non grata" nga DASH të ish-kryeministrit Sali Berisha, për arsye korrupsioni.

Ajo i konsideroi si zhvillime pozitive që duhet të vazhdojnë, ndërsa e pyetur nëse a ka patur ajo rol në këtë vendim, tha se nuk ka asgjë për t'i shtuar deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Yuri Kim tha se nuk ia ka idenë për një padi të ngritur nga Berisha kundër Blinken ku ankimohet vendimi i DASH për shpalljen e tij “non grata". Diplomatja amerikane shtoi më tej se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe se ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë. Sipas saj, Shqipëria po ndryshon dhe duhet të jetë një vend i pastër që të jetë një vend i pasur.

“Shumë prej kësaj lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor. Keni parë zhvillime domethënëse këto janë zhvillime positive që duhet të vazhdojnë. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar përveç asaj që ka thënë sekretari i shtetit. Se kam idenë për çfarë po flisni? Shqipëria po ndryshon është anëtare e NATO-s, do jetë anëtare e BE, aleate dhe mike e SHBA. Shteti ligjor duhet të prevalojë. Duhet të jetë një vend i pastër që të jetë një vend i pasur., Askush smund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe të gjithë duhet të punojmë së bashku për këtë”, tha Yuri Kim për mediat.

Të fundit