Flash News

E-TJERA

Berisha nxjerr videon: Deputeti i PS-së jep ushqime në këmbim të votave

Berisha nxjerr videon: Deputeti i PS-së jep ushqime në këmbim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon e cila po qarkullon në rrjet prej mbrëmjes së djeshme dhe pretendohet se deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj shpërndan ushqime në këmbim të votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Sinaj është duke kryer krim zgjedhor ndërkohë që videon e ka shoqëruar me denoncimin e gazetarit Dritan Kaba.

Postimi i plotë:

Narkodeputeti Vullnet Sinaj kapet ne flagrance!
Ai kryen krimin zgjedhor te blerjes se votave me ushqime.
Lexoni stausin dhe shikoni videon e denoncimit ne FB te zotit Dritan Kabo ndaj tij! sb
MAFIOZET E RILINDJES SHPERNDAJNE USHQIME TE SKADUARA PER VOTA!
AKT KRIMINAL I DEPUTETIT TE RILINDJES VULLNET SINAJ!
Kjo video eshte xhiruar ne supermarketin e deputetit te Rilindjes Vullnet Sinaj, ne Kemez.
Nje skandal i radhes i ushtareve te Rilindjes. Ne pamje keni punetoret e supermarketit qe ndajne ushqime te skaduara per familjet ne nevoje.
Koha e shperndarjes eshte pas ores 22.00, dy ore pasi ka filluar ndalimi i qarkullimit.
Ne kete veprim kriminal jane shkelur nje sere ligjesh nga ora e ndalimit, tek grumbullimi ti i njerezve dhe shperndarja e arrikujve ushqimore te skaduar dhe ate te ligjit elektoral.
Nuk e kuptoj çfare i duhet me SPAk te hape hetimet.
Aty nuk “kalojne” policet, perkundrazi i mbrojne nga “kureshtaret”.
Nese nje qytetar kapet pas kesaj ore gjobitet, por jo ata qe ka caktuar Rilindja.
Per kete akt kriminal, Vullnet Sinaj duhet te shkoje ne burg, aty ku e kane vendin te gjithe kriminelet.

Të fundit