Flash News

E-TJERA

Berisha paralajmëron Bashën: Nëse nuk njeh shumicën, do mbash përgjegjësi

Berisha paralajmëron Bashën: Nëse nuk njeh shumicën, do

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar në mbyllje të protestës para Kryeministrisë, liderit të opozitës Lulzim Basha.

Berisha tha se nëse pakica (duke identifikuar kështu Bashën dhe mbështetësit e tij) po planifikon që të shtypë shumicën me ndihmën e qeverisë, atëherë përgjegjës do të jetë kjo pakicë dhe kryeministri Rama.

“Nuk është halli i Berishës ky sot, por hallet e mijëra demokratëve që sollën këtë. Lul brava shpalosi veten. Sot ka një shumicë dërrmuese në një anë, një pakicë në anën tjetër. Nëse kjo pakicë nuk njeh shumicën, mendon se mund të shtypë shumicën me ndihëm e qeverisë, do mbahet përgjegjëse në një mënyrë shembullore ajo dhe Edi Rama. Shumica duhet të respektohet dhe nuk mund ta marrësh kurrë peng”, tha Berisha.

Të fundit