Flash News

E-TJERA

Berisha publikon denoncimin e efektivit të "Shqiponjave": Sot na urdhëruan të mos prekim trafikantët e drogës

Berisha publikon denoncimin e efektivit të "Shqiponjave": Sot na

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim të ardhur nga qytetarët në adresë të tij në rrjetet sociale.

Denoncuesi, që pretendon se është efektiv i forcave "Shqiponja" në Shkodër, tregon sesi grupet e drogës janë të lidhura me policinë dhe prandaj nuk arrestohen.

Ai shkruan se mëngjesin e sotëm kanë gjetur 80 rrënjë kanabis dhe 200 kubikë gati për t'u hedhur në tokë në oborrin e shtëpisë së shtetasit Fitim Babaj, por morën urdhër për të mos arrestuar asnjë person.

Postimi i plotë:

Narkopolicia urdherohet te mos arrestoje trafikantet!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor,jam efektiv i shqiponjave ne drejtorine e policise Shkoder,dua tju informoj se sot ne mengjes shkuam dhe gjetem 80 rrenje kanabis si dhe 200 kubike gati per tu hellur ne toke,ne oborrin e shtepise se Fitim Babaj ne maje te nje kodres,mbasi ju vume flaken dhe i asgjesuam morem urdher qe te mos arrestonim asken keni fakte sepse zjarri akoma nuk eshte shuar ju lutem anonim.

Të fundit