Flash News

E-TJERA

Berisha publikon denoncimin e socialistit nga Fieri: 200 mijë euro në mes në sherrin e Petro Koçit me ish-kreun e Kadastrës

Berisha publikon denoncimin e socialistit nga Fieri: 200 mijë euro në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një socialisti nga Fieri dhe shprehet se në mes të sherrit mes deputetit të zgjedhor Petro Koçi dhe ish-kreut të Kadastrës së Fierit, Ervin Bushi qëndrojnë 200 mijë euro.

Sipas denoncuesit, Petro Koçi i ka kërkuar Ervin Bushit 200 mijë euro, por ky i fundit nuk ia dha dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse deputeti socialist e sulmon ish-kreun e Kadastrës së Fierit.

Socialisti tregon më tej se PS e Fierit ka bërë një peticion për largimin e Petro Koçit nga posti i kryetarit të PS-së Fier dhe nga 12 kryetarë organizatash, 10 prej tyre kanë qenë pro shkarkimit. Ai shton më tej se Petro Koçi sulmon dhe kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi, pasi ky i fundit nuk i jep përqindje në tenderat.

Postimi i plotë:

200000 € ne mes ne sherrin e Petro Koçit me Ervin Bushin!

Lexoni denoncimin e socialistit dixhital! sb

Jam nje socialist nga Fieri dhe dua te denoncoj tek ju te verteten cfare po ndodh brenda PS ne Fier. Petro Koci sulmoi ish drejtorin e kadastres Ervin Bushi se i kerkoi 200 mije euro dhe ky Bushi nuk ia dha dhe i tha skam Pse ti jap se nuk me ke vene ti drejtor tek kadastra. Taulant Balla ishte ne Fier per te zgjidhur konfliktin dhe i doli ne mbrojte ketij Bushit.Dhe Petro ngaqe nuk i mori gjoben e sulmon kete bushin. PS e Fierit ka bere nje peticion per largimin e Petro Kocit nga kryetar i PS. Nga 12 kryetar organizatash, 10 kryetar kane firmosur pro shkarkimit te Petros dhe Ia kane nisur Edi Rames. Edhe subashin e sulmon ngaqe subashi nuk i jep perqindje tek tenderat. Ka filluar nje lufte e forte per lek brenda PS, jane bere si te babzitur dhe po luftojne te kapin sa me shume lek.
Bushi i tha publikialsht Petro Kocit fyen per interesa personale gati sa nuk i tha hapur qe me ke kerkuar 200 mije euro

Të fundit