Flash News

E-TJERA

Berisha publikon videon nga procesi i vaksinimit: Krim! Shërbim-infektimi i Xhahilit të Surrelit

Berisha publikon videon nga procesi i vaksinimit: Krim! Shërbim-infektimi i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga procesi i vaksinimit te sy çadrat të vendosura në sheshin "Skënderbej", ku duken grumbuj njerëzish duke pritur në radhë.

Sipas rregullave, aty duhet të ishin vetëm 10 vetë në radhë, por caktimi i orarit të njëjtë për shumë qytetarë, ka bërë që ata të dynden njëkohësisht duke krijuar një grumbull masiv njerëzish.

"Ketij i thone sherbim-infektim i Xhahilit te Surrelit. Ndiqeni videon e qytetarit dixhital. Krim!" shkruan Berisha krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.

Prej të dielës, në vendin tonë ka filluar vaksinimi masi vi popullsisë pas mbërritjes së vaksinave kineze "Sinovaks" dhe vetëm ditën e djeshme u vaksinuan mbi 20 mijë qytetarë.

Të fundit