Flash News

E-TJERA

Berisha me tone të ashpra: Rama fshehu pjesëmarrjen në samitin global në Spanjë sikur të ishte një pr*stitutë politike

Berisha me tone të ashpra: Rama fshehu pjesëmarrjen në samitin

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në një konventë dy-ditore të reklamuar si "CPAC progresiv", në Barcelonë këtë fundjavë.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha ashpërsoi tonet duke deklaruar se Rama fshehu pjesëmarrjen në samitin global në Spanjë sikur të ishte një prostitutë politike. 

Berisha: Të nderuar gazetare dhe gazetarë, të nderuar qytetare dhe qytetarë, këtë konferencë para jush ju kërkoj ndjesë, por do ta filloj duke shtruar një pyetje për të gjithë ju.
Si mund të quhet, çfarë emri mund t’i vihet një kryeministri, i cili fluturon disa mijëra kilometra nga vendi i tij për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar të titulluar Samiti Global për Demokracinë në Barcelonë dhe mashtron qytetarët e vet, u thotë se unë isha për një vizitë në Spanjë, tek Pedro Sanchez, dhe nuk thotë një fjalë të vetme, mban sekret për qytetarët e vendit të tij pjesëmarrjen në samitin global ku ishin një numër i caktuar kryetarësh shtetesh apo kryeministra, nga një seri vendesh të Amerikës Latine, të Afrikës dhe pjesë të tjera të globit.
Pra, edhe njëherë, kur një kryeministër shkon në një vend, merr pjesë në një samit sikur të ishte klandestin, në një kohë kur ajo ishte ngjarje publike ndërkombëtare, e ftuar nga kryeministri spanjoll, me një numër të konsiderueshëm kryeministrash dhe kryetarë shtetesh.
Çfarë emri mund t’i vini ju një kryeministri të tillë që fsheh pjesëmarrjen e tij në një samit ndërkombëtar dhe e shet se ishte për një vizitë zyrtare në Spanjë?
A mund ta quani këtë një burrec, një langaraq, por mundet edhe një prostitutë amorale politike?

Të fundit