Flash News

E-TJERA

Berisha: Shqiptarët kanë çmimin e naftës më të lartin në botë, 60% të çmimit për çdo litër e merr qeveria

Berisha: Shqiptarët kanë çmimin e naftës më të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në Europë dhe në botë kur matet me fuqinë blerëse të qytetarëve. Në një takim të mbajtur ditën e sotme me ekspertë për çështjen e karburanteve, ai theksoi se kostoja e naftës rëndon ndjeshëm mbi ekonominë dhe buxhetin familjar, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e transportit, bujqësisë dhe produkteve ushqimore.

Berisha theksoi se qytetarët shqiptarë paguajnë deri në 7 herë më shumë nga të ardhurat e tyre ditore për karburant krahasuar me vende si Gjermania apo Zvicra. Berisha argumentoi se rreth 60% e çmimit të një litri nafte përbëhet nga taksat, duke e cilësuar këtë si një ngarkesë fiskale të paprecedentë.

Berisha: Ju falënderoj ju të gjithëve për praninë tuaj në këtë takim për një nga çështjet më themelore, më thelbësore të ekonomisë sonë, që lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me të gjithë sektorët e kësaj ekonomie dhe me jetën e përditshme të çdo qytetari shqiptar më shumë se çdo faktor tjetër.
Nuk ka asgjë tjetër të lidhur me çmimet e prodhimeve në bujqësi, me çmimet e transportit, me çmimet e përpunimit të prodhimeve se sa nafta.
Nuk ka asnjë faktor tjetër që t’u marrë qytetarëve shqiptarë që kanë vetura 7.2 përqind të të ardhurave të tyre ditore.
Në një kohë kur çmimi i naftës apo litra e naftës në Gjermani iu kushton gjermanëve 1.2 përqind të të ardhurave ditore të tyre.
U kushton zviceranëve rreth 1 përqind të të ardhurave ditore.
Shqiptarëve u kushton 7 herë më shumë.
Ky është realiteti.
Në qoftë se marrim çmimin e naftës me atë që quhet fuqi blerëse, çmimi i naftës në Shqipëri është absolut më i larti në Europë dhe në botë.
Pra, krahasuar me fuqinë blerëse të xhepave të tyre, çmimi i naftës për qytetarët shqiptarë është më i lartë se në çdo vend të Europës dhe në çdo vend të botës.
Pra, nafta është një ndëshkim për qytetarët dhe ekonominë e vendit.
Nuk ka asnjë vend tjetër të ketë një ngarkesë të çmendur fiskale mbi litrin e naftës siç e ka Shqipëria.
60 përqind e çmimit të naftës përbëhet nga ajo që qeveria u merr qytetarëve për çdo litër.
Askush nuk e bën këtë përveç kësaj qeverie.
Askush nuk e bën këtë dhe nuk mund të imagjinojë të bëjë një gjë të tillë.
Në vitin 2013, taksa e qarkullimit ishte 7 lekë të vjetra për litër.
E rriti në 28 lekë, e rriti me katër herë.
Në një akt cinik të pashembullt, edhe akcizën e ka bërë të indeksueshme.
Nuk ua bën pensionistëve indeksimin e pensioneve, jo, i mashtron. Indekson akcizën e naftës dhe e rrit atë në përputhje me inflacionin.
Dhe kjo i jep një rritje të ndjeshme çdo vit, dhe marrë së bashku, rëndon me 40 lekë të vjetra në çmimin e saj.

Të fundit