Flash News

E-TJERA

"Berisha të frymëzon", Çupi kundërshton ashpër Hoxhën: Ai është një guackë bosh, humbje kohe

"Berisha të frymëzon", Çupi kundërshton

Nisur nga një rast që kishte hasur, Hoxha tha në "Spotlight" se Berisha të frymëzon, duke e vlerësuar për mënyrën e të bërit politikë. Gjithashtu shtoi se ish-kryeministri i elektrizon njerëzit, duke marrë shkas nga "Foltorja" në Shkodër.

Ky mendim u kundërshtua ashpër nga Çupi, i cili deklaroi se të dëgjosh Berishën do të thotë të humbasësh kohë. Duke e konsideruar "guackë bosh", Çupi tha se sih-kryeministri nuk ka dhënë asnjë kontribut për vendin.

Artan Hoxha: Në ashensor takoj një nga djemtë e pallatit, djalë i ri, 20-vjeç, student. Në përshtypjen time të gabuar mendoja se ishte më shumë ndonjë votues i Ramës se sa i demokratëve … po dëgjonte Sali Berishën në Shkodër. I thashë unë, çne? – Të frymëzon, tha, ka të drejtë. Kjo ishtë përshtypja e tij, ky ishte qëndrimi i tij. Më dha një ngacmim. Vini re! Çfarë po ndodh? Po kërkon ndjesë edhe për gjërat që nuk i ka bërë ai, por nuk i ka penguar të ndodhin. E kuptoni se çfarë niveli i lartë politike ka të bëjë këtu? Se si i elektrizon njerëzit, si i ndërron mendjet e tyre… 

Frrok Çupi: Të them të drejtën, të dëgjosh Sali Berishën do të thotë të humbasësh kohë me budallallëqet e dynjasë, po me idiotësirat të paimagjinueshme. Unë e kam provuar, mendoja se lexonte, por që është një ‘guackë’ bosh, tërësisht bosh. Një gjë si ka dhënë këtij vendi. 

 

Të fundit