Flash News

E-TJERA

Berisha thirrje mediave: Të mos mbyllin debatet pse nuk vijnë kandidatët e PS-së

Berisha thirrje mediave: Të mos mbyllin debatet pse nuk vijnë

Kreu i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje mediave të mos mbyllin debatet dhe t’i zhvillojnë ato me kandidatët e opozitës, të cilët ndryshe nga PS, janë të gatshëm të flasin.

Berisha tha nga konferenca me gazetarët se kandidatët e PD-AshM do të bëjnë transparent programin e tyre para publikut shqiptar.

"Thirrja ime është që mediat të mos mbyllin debatet e tyre dhe t’i zhvillojnë ato me gazetarë dhe përfaqësues të opozitës, e cila ka vullnetin dhe dëshirën t’i përgjigjet ftesave të medieve.

Në këtë mënyrë, mediat të cilat po i shikon e gjithë bota, janë prozhektorët e të gjithë botës drejtuar drejt tyre.

Sytë e botës janë drejtuar ndaj medias shqiptare dhe në këtë fushatë. U garantoj se kjo fushatë ka shkallën e vëzhgimit më të lartën ndonjëherë.

Ndaj dhe për të qëndruar si pushtet i pavarur, ju ftoj që të vazhdojnë debatet në studiot televizive me përfaqësuesit e opozitës që kanë dëshirë të vijnë dhe gazetarë të pavarur për të bërë transparent para publikut shqiptar programin e tyre", tha Berisha.

Të fundit