Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali, Berisha: Ngushëllime familjes, ndëshkim maksimal për autorin

Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali, Berisha: Ngushëllime familjes,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka shprehur ngushëllime familjes së 23-vjeçarit, Klajdi Bitri, i cili u vra në Itali.

Berisha në një reagim në "facebook", shkruan se Klajdi Bitri dha jetën në mbrojtje të shokut të tij si një hero i vërtetë, teksa ka kërkuar më tej “ndëshkim maksimal ligjor për vrasësin mizor që i mori jetën Klajdit”.

 

“Klaidi Bitri, i riu shqiptar 23 vjeç, emigant në Itali  dha dje jetën në mbrojtje të shokut të tij si një hero i vërtetë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, për humbjen tejet të dhimbshme! Ndëshkim maksimal ligjor për vrasësin mizor që i mori jetën Klajdit!”,shkruan Berisha.

Të fundit