Flash News

E-TJERA

Berisha zbardh pagën e Dumanit: Merr 70 mln lekë në vit, siguroi 3 apartamente deri në 2016

Berisha zbardh pagën e Dumanit: Merr 70 mln lekë në vit, siguroi

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se kreu i SPAK, Altin Dumani merr në vit gati tre herë rrogën e presidentit të Republikës, e cila shkon sipas tij 70 milionë lekë.

"A e dini ju se ai Damani, një kriminel në krye të organizatës kriminale Skapi i partisë, merr një rrogë 70 milionë lekë në vit?
A mund të imagjinohet kjo? Merr në vit gati tre herë rrogën e presidentit të Republikës.
Dhe çfarë bën për të amnistuar vjedhjen, a dëgjuat ju të dalë qoftë një telefonatë e vetme nga mijëra telefonata të Edi Ramës, Belinda Ballukut, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit, Pandeli Majkos, Fatmir Xhafës, Linda Nikollës, Ulsi Manjës, kriminelëve elektoralë që shkelmuan votat tuaja me bandat.
A nxori një telefonatë të vetme ky kriminel më i madh se secili prej tyre?
Sepse e thotë diku Viktor Hygo, midis atij që bën dhe atij që fsheh, 10 herë më i keq është ai që fsheh", tha Berisha. 

Ai shton se Dumani që në vitin 2016 kishte deklaruar tre apartamente.

"Ky hajdut që në vitin 2016 kishte deklaruar tre apartamente.
O miq, ua them unë, me rrogë shteti në mënyrë absolute nuk ka shqiptar që mund të blejë jo tre, por edhe një apartament po nuk mori borxh ose kredi.
Në 30 vite kam pasur rroga presidenti, rroga kryeministri, kryetar opozite, kam arritur të blej 30 metër katrorë dhe banoj në një apartament i cili është 30 metra më i madh se ai që kisha në vitin 1987 kur banoja me familjen time.
Po nga i dolën këtij? Po këtë e mbrojnë hajnat.
Po ta vini re, nuk ia përmend kush, nuk guxon kush t’i thotë çerek fjale.
E lakojnë, e stërlakojnë, por 3 apartamentet gjer në vitin 2016, kur nuk merrte, jo, jo, në atë kohë merrte gjithsej 14 milionë lekë në vit, nuk merrte 70 milionë.
Pra, më thoni ju mua, cila është rruga?", tha Berisha. 

Të fundit