Flash News

E-TJERA

Berishës i ndërpritet fjala në Kuvend, Noka shkon në foltore, ndërhyn edhe garda

Berishës i ndërpritet fjala në Kuvend, Noka shkon në

Tensione në Kuvend.

Ndërprerja e fjalës së ish kryeministrit Sali Berisha nga nënkryetarja e kuvendit Ermonela Felaj ka shkaktuar tension në seancë.

Deputetët Flamur Noka dhe Albana Vokshi kanë ndërhyrë nga vendi dhe kanë kërkuar që minutat e tyre t’i shtohen ish-kryeministrit, por kjo nuk është pranuar nga drejtuesja e Kuvendit Ermonela Felaj.

Ajo tha se rregullorja e parlamentit e thotë qartë se minutat nuk mund të jepen, vetëm radha mund të ndryshohet.

Ky moment ka agravuar edhe më shumë situatën, duke bërë që Noka të shkojë me tone të larta drejt foltores ku qëndronte Berisha duke i thënë Felajt të respektojë rregulloren. Menjëherë ka ndërhyrë Garda e Republikës ndërsa Felaj deklaroi se koha për të folur Berisha ka përfunduar.

 “Nuk kam ndërmend të lejoj fjalë mbi atë që parashikon rregullorja, zoti Noka ju tërheq vëmendjen për gjuhën e papërshtatshme ndaj kryetares së Kuvendit, zini vend e mos flisni pa radhë, uluni.”-u shpreh Felaj.

 

Të fundit