Flash News

E-TJERA

Bernd Fischer: Demokracia në Shqipëri ka probleme, duhet një opozitë e fortë

Bernd Fischer: Demokracia në Shqipëri ka probleme, duhet një

Studiuesi dhe autori i disa botimeve në Shqipëri, Bernd Fischer, ka folur për situatën politikë në Shqipëri.

Në një intervistë për News24, Fischer tha se demokracia është një proces i vështirë dhe kompleks, dhe se në Shqipëri ka ende probleme.

Fischer theksoi se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë në mënyrë që të mos kemi në pushtet vetëm një parti.

"Unë mendoj se është e rëndësishme të pranohet se demokracia është një proces shumë i vështirë dhe kompleks dhe ndonjëherë edhe një proces i pisët. Dua të them, shikoni çfarë po ndodh në Shtetet e Bashkuara, ku kemi pasur mbi 200 vjet demokraci dhe ende kalojmë nëpër periudha vështirësish ekstreme si kjo tani. Pra, nuk është ndoshta aq e pazakontë që në Shqipëri, e cila ka pasur shumë më pak përvojë me këtë lloj sistemi, ka ende disa probleme. Çdo sistem politik përfiton nga opozitat e fuqishme.

Me fjalë të tjera, mendoj se është e shëndetshme që Shqipëria të ketë një opozitë të fortë. Në këtë pikë nuk e ka, pjesërisht edhe për shkak të konflikteve të brendshme në Partinë Demokratike. Mendoj se do të ishte në interes të Shqipërisë, nëse një parti e fortë opozitare do të ishte disi më e spikatur. Kjo është mënyra se si funksionon demokracia. Nëse keni vetëm një parti politike dhe përballë saj,  një seri partish më të vogla, është partia e madhe politike që merr të gjithë vendimet", ka thënë ai.

Të fundit