Flash News

E-TJERA

"Bërtiste, dilni jashtë", vëllai dhe kolegu tregojnë momentet e fundit me Arjan Salën

"Bërtiste, dilni jashtë", vëllai dhe kolegu
Arjan Sala

Arjan Sala është i riu që humbi jetën, duke shpëtuar kolegët. Një ditë më parë ai u shpall "Dëshmor i Atdheut". Vëllai dhe kolegu i tij kanë treguar momentet e fundut me Salën.

Edmond Sala, vëllai i Arjan Salas tha se e ka takuar për herë të fundit një natë para se të humbte jetën. Ai shton se Arjani ka lënë pas një djalë 4 vjeç i cili ende nuk e di për ngjarjen e rëndë.

I vëllai u shpreh në "Opinion" se Arjani kishte filluar të punonte për të mbajtur familjen që në moshën 18-vjeçare.

"Në darkë e takova për herë të fundit. Ai e merrte punën në orën 14:00, por shkonte më herët. Faktikisht mua më mori në telefon një mikesha ime aty se shpejt se ke Arjanin. Çfarë ka ndodhur, ke Arjanin tha. Shpejt se ka rënë zjarr. Kam vajtuar aty, isha me gjithë nusen time. E ndjeva që nuk do shihja më, gjitha ai tym nuk kishte shanse. Shkova deri tek shkallët, por ishte e pamundur”, tha ai.

Ndërkohë një nga kolegët ka rrëfyer momentin e fundit me Arjanin. Ai tha se pasi morën njoftimin për zjarr kanë shkuar për të vënë flakët nën kontroll, por nuk kanë mundur dhe kanë dalë.

Arjani ka hyrë përsëri duke iu kërkuar të gjithëve që të dalin jashtë, teksa vet kontrollonte nëse në magazinë ndodheshin punonjës të tjerë, shtoi ai.

“Po konsumonin një cigare, vjen një thirrje në radio se po del tym mbrapa, ecën dy tre hapa dhe ndalon e i kërkon sqarim në radio se ku dhe i thonë në magazinë poshtë. Kthejmë kokën, e shikojmë duke ecur me vrap Arjanin, përnjëherë nisemi, 4-5 sekonda pas tij, është futur në magazinë, jemi futur dhe ne, aty ishte një tym i madh, tmerr i madh. kemi dal të tre, e mbaj mend që kemi dal të tre.

Pastaj kam shkuar për të marrë një bombol për të shuar zjarrin dhe një shok tjetër, Arjani është kthyer te magazina tjetër ku ka pasur shumë afër bombulën që ja ka dhënë një punëtor dhe u fut direkt. Për një minutë arritëm ne me bombola të tjera, u futëm dhe po e shihja veten shumë keq e po dëgjoja “dilni”. Ai i ka nxjerr, po na bërtiste dhe ne që dilni, kur kam dal jashtë pashë që nuk është Arjani, e kam kërkuar në telefon dhe nuk mu përgjigj”, tha një nga kolegët e Arjanit.

Të fundit