Flash News

E-TJERA

BERZH ul pritshmëritë: Ekonomia në Shqipëri do të rritet me 8%, jo me 11.7%. 'Ndërtimi' me rritje të vazhdueshme

BERZH ul pritshmëritë: Ekonomia në Shqipëri do të

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nxjerrë raportin e fundit për  Perspektivën Ekonomike Rajonale. Në rishikimin që i është ekonomisë së Shqipërisë, BERZH konstaton se zhvillimi ekonomik do të rritet me 8% dhe jo me 11.7% sa ishte parashikuar më herët.

Ajo vlerëson rritje pozitive të sektorit të ndërtimit dhe industrisë. Gjithashtu thekson se kontribut pozitiv ka dhënë dhe turizmi. Sipas BERZH, rrezik mbetet ecuria e pandemisë dhe pasojat që shkakton në ekonomi dhe dobësitë e sektorit të jashtëm

"Ekonomia parashikohet të rritet me 7.7 për qind në vitin 2021 e më pas 4.5 në vitin 2022. Rreziqet kryesore për perspektivën lidhen me pandeminë dhe dobësive të mundshme në sektorin e jashtëm", thuhet në raportin e BERZH.

Sa i përket gjithë rajonit, BERZH vlerëson se prodhimi në Ballkanin Perëndimor pritet të rritet me 6.4% në vitin 2021 dhe 4% në 2022.

BERZH ul pritshmëritë: Ekonomia në Shqipëri do të

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit