Flash News
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Zbulohet një bazë e prodhimit të vajit të kanabisit, arrestohet 35-vjeçari
Besa Sharrah, shqiptarja-amerikane që kandidon për Senatin në Ohajo: Dua mbështetjen e të dy krahëve
Besa Sharrah, kandidatja shqiptro-amerikane për në Senatin e Ohajos nga radhët e Republikanëve, ka folur për zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një lidhje direkt për Syri Tv, Sharrah tha se kërkon mbështetjen e të dyja krahëve.
“Unë kandidoj për shtetin e Ohajos, për Senatin e Ohajos. Jam pak a shumë një kandidate që kandidon mbi platformën e biznesit. Duhet të kemi një dialog mes dy anëve, sidomos për distriktin tim, që është me goxha impakt për ekonominë e Ohajos.
Gjatë fushatës sime jam munduar shumë të mos krijoj idenë që njëra apo ana tjetër ka të drejtë. Ideja ime është që të kemi dialog, sidomos në Ohajo ku po shohim investim të rrallë prej 100 miliardë dollarësh. Kam pasur dëshirën e madhe të kem mbështetje nga të dy anët.
Në Ohajo jemi një shtet i kuq (i Republikanëve) dhe nuk më pëlqen ky lloj dialogu që un kam të drejtë apo ti ke të drejtë. Duhet dialog nga të dy krahët. Nëse vendi do të ecë përpara, ne duhet të afrojmë njëri-tjetrin në gjërat që kemi të përbashkëta, jo në ato që na ndajnë.
Dëshira ime më e madhe është që të bashkoj distriktin tim. Retorika agresive nuk funksionon. Ajo retorikë që i tregojmë gishtin njëri-tjetrit, është gabim fatal dhe dështim i dialogut politik”, deklaroi Besa Sharrah.