Flash News

E-TJERA

Besart Kadia bën bilancin e 2020-ës: U hapën 203 biznese më shumë se në 2019-ën

Besart Kadia bën bilancin e 2020-ës: U hapën 203 biznese më
Besart Kadia

Zv/ministri i Financave e Ekonomisë, Besart Kadia ka publikuar shifrat e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) mbi pasojat e shkaktuara nga pandemia Covid-19 në ekonominë shqiptare gjatë 2020-ës.

Në një status në rrjetet sociale, sipas Kadisë, në total efekti neto (regjistrim+aktivizim – çregjistrim – kalim në pezullim) është +203 biznese krahasuar me 2019.
Gjatë vitit 2020 pandemia dhe pasojat negative të saj në ekonomi ishin të padiskutueshme. Debati mes gjithë ekonomistëve ishte si të minimizoheshin pasojat negative në biznese dhe mbajtja e konsumit familjar në nivele optimale dhe dhënia e shpresës post-covid.

Së fundmi të dhënat e QKB përsa i përket vitit 2020 japin një skaner të asaj se çfarë ndodhi gjatë atij viti të paprecedentë.

Në total në vitin 2020 u regjistruan 13.964 biznese të reja (1.815 më pak se në 2019). Por ndërkohë u çregjistruan 4.887 biznese (695 më pak se 2019). Ndërkohë 7.687 biznese kaluan nga aktiv në pezulluar (2.632 më pak se në 2019)", shkruan Kadia. 

Në total efekti neto (regjistrim+aktivizim – çregjistrim – kalim në pezullim) është +203 biznese krahasuar me 2019”, shkruan Kadia.

Besart Kadia bën bilancin e 2020-ës: U hapën 203 biznese më

Nga ana tjetër, opozita ka ngritur disa herë alarmin se mbyllja e bizneseve ka ardhur nga neglizhenca e qeverisë.

 

Të fundit