Flash News

E-TJERA

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën, mesha e shenjtë në Katedralen “Shën Pali”

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën, mesha e shenjtë

Në vigjilje të Pashkës katolike, besimtarët në Tiranë po marrin pjesë në meshën e shenjtë që po mbahet në Katedralen “Shën Pali” në kryeqytet, nën udhëheqjen e Arqipeshkvit Metropolit, Imzot Arjan Dodaj.

Mesha ka nisur në orën 21:45 dhe pritet të zgjasë deri në orën 01:30 të mëngjesit të së nesërmes.

Ndërkohë, që prej orëve të para të mëngjesit, besimtarët i janë drejtuar kishave për të kryer bekimin e ushqimeve, një traditë e veçantë e festës së Pashkës. Përgatitjet për festën kanë nisur prej ditësh, ndërsa besimtarët presin me gëzim shpalljen e mesazhit “Krishti u ringjall”.

Gjatë kësaj nate festive, besimtarët shprehin lutjet e tyre për shëndet, paqe dhe begati në familjet e tyre.

Të fundit