Flash News

E-TJERA

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, falet namazi në sheshin ‘Skënderbej’

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, falet namazi

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin. Mëngjesin e sotëm pranë xhamive është bërë edhe falja e namazit nga ana e besimtarëve.

Edhe në Tiranë, në Sheshin Skënderbej, besimtarët myslimanë ishin të shumtë në numër ku kanë falur edhe namazin.

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu ka uruar festën e Kurban Bajramit dhe ka bërë një apel për rininë shqiptare.

“Pajisuni me moral të bukur. Kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi. Projektoni të ardhmen këtu, në vendin tuaj. T’I shpëtojmë individualizmit të kohës. Të bëhemi altruistë. Të sakrifikojmë nga e mira individuale për të mirën e përbashkët”, tha kreu i KMSH, Bujar Spahiu.

Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme për të gjithë botën islame. Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin.

Për nder të kësaj festë, e cila lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim, besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë, zakonisht dele ose qengj, si kurban dhe mishin e ndajnë me të varfrit dhe familjarët.

 

 

 

Të fundit