Flash News

E-TJERA

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, në mesnatë pritën ngjalljen e Krishtit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, në mesnatë

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Pashkën. Mijëra u mblodhën në mesnatë në Kishat e qyteteve për të ndjekur meshën dhe për të pritur ngjalljen e Krishtit.

Në Tiranë mesha u mbajt në Katedralen Ngjallja e Krishtit, ku qytetarët morën nga drita e Zotit me qirinj, dritë të cilën çdo besimtar ortodoks e dërgon në shtëpi si shenjë mirësie dhe shprese për të marrë bekimin e Zotit.

Me flakën e qiririt besimtarët shënjojnë një kryq në hyrje të shtëpisë, te dera.

Pak pas rënies së këmbanave, besimtarët çukitën vezët e kuqe që janë simbol i festës së Pashkës. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe përplasja e tyre simbolizon çarjen e pushtetit te Ferrit me ngjalljen e Krishtit.

Veza është simbol i lindjes së jetës nga guaska e vdekjes. Për të përfcoruar ndriçimin nga flaka e Zotit, besimtarët marrin shpesh në tryezat e tyre llamba ose kandil, si një simbol i varrit të Krishtit të ngjallur.

Të fundit