Flash News

E-TJERA

Besimtarët pikasën flakët, digjet xhamia në Shupenzë

Besimtarët pikasën flakët, digjet xhamia në Shupenzë

Xhamia në Shupenzë të Bulqizës është përfshirë nga flakë në orët e para të mëngjesit.

Zjarri është pikasur nga besimtarët pas faljes së namazit. Vatra e zjarrit ka qenë në katin e dytë të xhamisë, aty ku falen vajzat dhe gratë.

Është njoftuar menjëherë zjarrfikësja e Bulqizës e cila pasi mbërriti në vendngjarje e pati të pamundur neutralizimin e flakëve.

Nga zjarri ka patur dëme të mëdha pasi xhamisë i kanë mbetur vetëm muret. Ka dyshime që shkak për zjarrin është bërë një defekt në instalimet elektrike.

Kjo ngjarje e rëndë vjen në muajin e shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Të fundit