Flash News

E-TJERA

Besmir Qibini rikthehet në krye Policisë Rrugore të Tiranës, emërimet e reja të Gledis Nanos

Besmir Qibini rikthehet në krye Policisë Rrugore të Tiranës,

Drejtori Gledis Nano ka firmosur një tjetër ndryshim në radhët e Policisë së Shteti. Ai ka emëruar drejtor të Qarkullimit Rrugor Tiranë Besmir Qibinin, i cili zë vendin e Erion Ahmetit.

Ky i fundit është emëruar drejtues në sektorin e Sigurisë Rrugore në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit. Qibini e ka mbajtur këtë post me herët, në vitin 2014-2015.

Pas marrjes së detyrës, Nano ka bërë ndryshime në nivel qëndror dhe vendor, duke synuar ta çojë Policinë e Shtetit në një tjetër nivel.

Ai iu ka thënë drejtuesve të rinj se do të vlerësohen në bazë të meritokracisë dhe se janë në provë. Emërimet e Gledis Nanos nuk kanë sjellë emra të rinj në radhët e policisë, pasi kanë qenë ndryshime në pozicionet që kanë mbajtur.

Të fundit