Flash News

E-TJERA

Besnik Mustafaj: E ardhmja e Kosovës pa mbështetje të fortë amerikane, s’ka zgjidhje

Besnik Mustafaj: E ardhmja e Kosovës pa mbështetje të fortë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila shpalli të pavlefshëm votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besnik Mustafaj, si ish-ministër i Jashtëm thotë se ajo nuk ndodhet në fazën e saj më të keqe sa i përket situatës politike.

Në një intervistë në Radari informativ në “ABC”, Mustafaj tha se vendimi për të çuar Kosovën në zgjedhje është një veprim pozitiv, pasi sipas tij tregon funksionimin e demokracisë.

“Unë jam i bindur se Kosova nuk është në ditën e saj më të keqe edhe pse po kalon një krizë. Por lajmi më i mirë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të çuar vendin në zgjedhje”, tha ai.

Ai shtoi se e ardhmja e Kosovës sipas tij pa një mbështetje të fortë amerikane nuk do të ketë zgjidhje.

Nëse do të merrej një vendim tjetër për hir të mbajtjes së një stabiliteti false, do të shkaktonte një luftë. Parimet gjithmonë japin produkte pozitive dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një mësimin për vendet e Ballkanit. Kosova sot është në një realitet politik që po zhvillohet”, tha Mustafaj.

Të fundit