Flash News

E-TJERA

Besnik Mustafaj: Mustafaj: Vendimi i Alibeajt dëshpëroi demokratët, përçarja në interes të Ramës

Besnik Mustafaj: Mustafaj: Vendimi i Alibeajt dëshpëroi

Ish ministri Besnik Musatafaj e ka cilësuar vendimin e grupit të Enkelejd Alibeajt për të mos arritur marrëveshje me Sali Berishën, një lajm të hidhur por jo tragjik.

“Unë kam pasur dyshimet e mia se Alibeaj do të bënte marrëveshje me Berishën. Deklarata e sotme e Alibeajt është një lajm i hidhur, por jo tragjik. Tani PD duhet të përcaktojë strategjinë”, tha Mustafaj në një intervistë për “Radarin Informativ” në Abc.

Ai u shpreh se përçarja e Partisë Demokratike i intereson Ramës dhë Partisë Socialiste.

“Përgjegjësi deri më tani ishte Basha, ai i ka dorëzuar çelesta. Tani përgjegjës janë Alibeaj dhe Bardhi, ndërsa përgjegjësi kryesor është Rama.

Protesta e 12 nëntorit e thirrur nga Berisha. Përçarja i intereson Ramës dhe PS-së. Besoj se i pari që nuk e do bashkimin është Basha. Ai pret në hije për të dështuar PD për të thënë se unë jam më i mirë. Vendimi i sotëm i Alibeajt ka shkaktuar dëshpërim te demokratët”, tha Mustafaj.

 

Të fundit