Flash News

E-TJERA

"Besoj te procesi", Mustafaj: Berishën e rikthyen demokratët, kjo ka shumë rëndësi

"Besoj te procesi", Mustafaj: Berishën e rikthyen

Rikthimi i Sali Berishës dhe marrja e drejtimit të PD ka ngritur edhe shumë pikëpyetje se pse nuk pati një lidër tjetër për demokratët.

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në A2 CNN tu pyet pse nuk u gjet dot një lider më i mirë se Berisha,por ai u përgjigj se beson te procesi dhe zgjedhja e demokratëve.

Unë besoj te procesi. Sali Berisha u rikthye përmes një procesi, që e rikthyen demokratët. Për mua ka shumë rëndësi procesi. A mund të gjendej dikush tjetër? Duhet të dilte ai tjetri”, tha Mustafaj. 

Sipas tij, lënia e PD në drejtim të Lulzim Bashës ishte gabim. “Me Lulzim Bashën bëri gabimin e madh, unë e kam kritikuar që në 2013, emërimin e Lulzim Bashës nga Sali Berisha, në një farë mënyrë. Në 2017-ën ishte më karikaturë, por unë e kam kritikuar, sepse në 2013-n kishte kandidatë si Sokol Olldashi, kishte edhe kandidatë të tjerë”, tha ai.

 

Të fundit