Flash News

E-TJERA

Besoni në numerologji? Mësoni çfarë ka servirur data 08/08 për ju

Besoni në numerologji? Mësoni çfarë ka servirur data 08/08

Nëse i besoni parashikimeve, numerologjisë apo fatit bëni mirë të qarkoni datën 8 gusht në kalendar. Është një nga ditët më me fat të vitit 2021 dhe ju mund ta lini lirisht magjinë e Luanit të manifestojë ndaj jush.

Përveçse 08/08 përkon me një domethënie shumë të veçantë në numerologji, kombinimi i diellit me yllin Sirius, është një tjetër event astrologjik energjia e të cilit do të ndikojë tek të gjithë ne pa përjashtim.

8 gushti hap një dritare të re shpirtërore për të gjithë shenjat e zodiakut, duke u bërë shkaktar për fillime të reja në jetën tuaj, qoftë profesionale apo personale. Në aspektin numerologjik, numri 8 është konsideruar si një prej numrave më me fat që në disa raste përkon me pasurinë dhe bollëkun, si dhe përfaqëson pafundësinë dhe fuqinë e palimituar.

Për 8 minuta meditoni dhe lejoni trurin tuaj të pastrohet nga mendimet negative. E mira është që meditimin ta nisni në 08:08 në mëngjes ose në mbrëmje. Mundohuni të fokusohuni tek suksesi dhe me sytë nga qielli lejoni fuqinë e palimituara të gjenden brenda jush.

 

Të fundit