Flash News

E-TJERA

“Betejë mbi udhëheqje, luftë midis rivalëve”/ Protesta në PD merr vëmendjen e mediave të huaja

“Betejë mbi udhëheqje, luftë midis rivalëve”/

Protesta e thirrur dje nga ish-kryeministri Sali Berisha, para selisë së Partisë Demokratike mori jehonë edhe nga mediet e huaja.

Euronews, duke e cilësuar “një betejë të brendshme mbi udhëheqjen e partisë”, shkruan se protestuesit sulmuan selinë opozitare dhe u desh ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës dhe ujë, për t’i sprapsur.

“Betejë mbi udhëheqje, luftë midis rivalëve”/

“Një luftë të thelluar për pushtet”, e ka konsideruar Al Jazeera protestën para selisë blu. Ndër të tjera, media e huaj shkruan se “teksa Shqipëria pret çeljen  e negociatave për anëtarësimin në BE, kjo e fundit ka dënuar me forcë dhunën para godinës opozitare.”

“Betejë mbi udhëheqje, luftë midis rivalëve”/

Ndërsa Reuters, raporton se “lufta e thelluar për pushtet midis dy rivalëve të partisë” kulmoi me dhunimin e selisë blu, duke gjuajtur në drejtim të saj me gurë, varre derisa protestuesit arritën të depërtojnë në katin e parë të godinës.

“Betejë mbi udhëheqje, luftë midis rivalëve”/

Të fundit