Flash News

E-TJERA

Betimi i Trump, diplomati: Sot një ditë e madhe jo vetëm për Amerikën, por për gjithë botën

Betimi i Trump, diplomati: Sot një ditë e madhe jo vetëm për

Diplomati, Mal Berisha komentoi ceremonine e Donald Trump si president i ri i SHBA.

Në një intervistë në Ora Neës, ai u shpreh se sot është një ditë e madhe jo vetëm për Amerikën, por për të gjithë botën pas betimit si president të SHBA-së të Donald Trump.

Berisha: Unë mendoj se sot është një ditë e madhe jo vetëm për Amerikën por për të gjithë botën.

Pasi kemi parë tre mandate progresistësh në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar me Obamën dhe duke vazhduar me Biden.

Të cilët e kanë çuar botën në një kurs tmerrësisht regresiv në emër të progresivitetit.

Mandatet e Obamës përmenden për humbjen e rolit të Amerikës në arenën ndërkombëtare.

Pastaj mandati i Biden kuptohet me një axhendë e cila kishte në themel shkatërrimin e familjes.

Tërhoqi në mënyrë të turpshme pra Amerikën nga Afganistani.

Imponoi vaksinat dhe veprimet e tjera të cilat nuk janë në politikat e djathta të atij shteti.

Amerika dhe vendet Perëndimore nuk jetojnë dot pa emigracionin

Të fundit