E-TJERA

Betimi i Trump si president, gazetarja e VOA: Mijëra njerëz pritet të shohin live, të ftuar politikanë e miliarderë

Betimi i Trump si president, gazetarja e VOA: Mijëra njerëz pritet

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Klementina Cenkollari zbardhi detaje nga ceremonia e betimit të Donald Trump si president i SHBA-ve në 20 janar.

Duke folur në News 24, Cenkollari tha se mijëra njerëz pritet që të shohin këtë ngjarje madhështore live.

Ajo tha se të ftuar do të jenë politikanë nga e gjithë bota dhe miliarderë, teksa ceremonia pritet të nisë me një meshë. 

"Do të ishte hera e dytë që ceremonia të mbahej në ambientet e brendshme të Kapitol, për shkak të temperaturave të ulëta, pasi temperaturat pritet të jenë deri minus 6 gradë celcius. Ceremonia do të nisë me një meshë. Trump më pas do shkojë të pijë një çaj me çiftin aktual presidencial. Betimi do jetë në mesditë.

Qindra e mijëra njerëz pritet të jenë në ceremoni. Të hënën do të mbahet edhe Parada Presidenciale. Pas betimit, Trump do të mbajë fjalimin e parë, ku do të parashtrojë pikat e tij të qeverisjes së ardhshme. Përpara Kapitolit, vjen një helikopter që merr çiftin presidencial aktual.Më pas, Trump do të shkojë në Kapitol, ku do të firmosë emërimet.

Në mbrëmje do jenë shtruar tre darka, ku presidenti i zgjedhur do të mbajë fjalën. Në ceremoni do jenë të pranishëm edhe të dërguar nga vende të tjera. Të pranishëm do jenë presidentë dhe kryeministra të vendeve të rëndësishme të vendit. Është ftuar Georgia Meloni, është ftuar edhe politikani i së djathtës në Francë.

Zonja Michele Obama nuk do jetë e pranishme në ceremoni. Nuk ka pasur hollësi se përse do mungojë në këtë rast. Në ceremoni do jetë edhe Elon Musk, që është një nga njerëzit më të rëndësishëm të Trump. Musk ka shpenzuar 250 mln dollarë për fushatën e Trump për zgjedhjen e tij president. Në ceremoni pritet të jetë Jeff Bezos dhe Mark Zuckenberg", tha Cenkollari.

Të fundit