Flash News

E-TJERA

Betohet anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo

Betohet anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo
Përparim Kalo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Republikës Ilir Meta thirrur për betim anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo. Ky i fundit u emërua nga Meta një ditë më parë.

Me përzgjedhjen e Kalos, Gjykata Kushtetuese ka numrin e nevojshëm të anëtarëve për të nisur nga puna.

Ceremonia e betimit do të zhvillohet sot në orën 10.30 në mjediset e presidencës.

Në njoftimin e bërë nga kjo e fundit thuhet se janë ftuar për të marrë pjesë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë apo një përfaqësues i zgjedhur prej tij, Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, dhe Avokatja e Popullit.

Të fundit