Flash News

E-TJERA

Betohet anëtari i 6-të i Kushtetueses, reagon Soreca: Arritje e konsiderueshme, suksese të gjithëve

Betohet anëtari i 6-të i Kushtetueses, reagon Soreca: Arritje e
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas betimit të anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalos. Emërimi i këtij të fundit rikthehu funksionalitetin e kësaj gjykate.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca thotë se kjo është një arritje e konsiderueshme, ndërsa i uron punë të mbarë të gjithë gjyqtarëve që do të nisin nga puna.

Gjykata Kushtetuese e përbërë nga nëntë anëtarë dhe e themeluar në vitin 1992, doli jashtë funksioni në korrik të 2018-ës. Procesi i Vettingut i shkarkoi të gjithë anëtarët e Gjykatës, përveç Vitore Tushës. Kjo e fundit ka marrë t postin e kryetares së përkohshme.

Betohet anëtari i 6-të i Kushtetueses, reagon Soreca: Arritje e

Të fundit