Flash News

E-TJERA

Betohet në Presidencë anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi

Betohet në Presidencë anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese,

Gjyqtari Asim Vokshi ka bërë sot betimin para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke u bërë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, pasi ka zëvendësuar Holta Zaçajn, e cila përfundoi mandatin e saj në prill.

Vendimi për shpalljen e fituesit u dha nga Gjykata e Lartë, megjithatë u kundërshtua nga kandidatja, Naureda Llagami, e cila pretendonte se një votë e pavlefshme i takonte asaj. Kërkesa e saj u rrëzua në të gjitha instancat, duke hapur rrugën për betimin e Vokshit.

Me largimin e Zaçajt, Gjykata Kushtetuese mbetet në pritje të zgjedhjes së një kryetari të ri. Deri atëherë, drejtimi i përkohshëm i institucionit ushtrohet nga nënkryetarja Marsida Xhaferllari. 

Të fundit