Flash News

E-TJERA

Betonierja del nga rruga, plagoset drejtuesi 60-vjeçar në Elbasan

Betonierja del nga rruga, plagoset drejtuesi 60-vjeçar në Elbasan

Një betoniere ka dalë nga rruga ditën e sotme në Elbasan, dyshohet për shkak të një defekti teknik.

Raportohet se për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 60-vjeçari Th. Zh.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të betonieres.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Fush bull, betonierja e një firme ndërtimi, që drejtohej nga shtetasi Th. Zh., rreth 60 vjeç, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi Th. Zh., i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të betonieres.

Të fundit