Flash News

E-TJERA

Biden shpallet fitues, Basha mesazh urimi: Krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë; Rama “like” te deklarata e fitores

Biden shpallet fitues, Basha mesazh urimi: Krenarë për

Pas shpalljes së fituesit të presidencialeve në SHBA, ka reaguar kryetari i PD, Lulzim Basha. Ky i fundit ka uruar Joe Biden për fitoren, ndërsa thotë se Shqipëria është krenare për miqësinë dhe aleancën me SHBA. Përmes një postimi në Tëitter, Basha shton se ai dhe PD, shpresojnë të vijojnë punën me aleatët amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet e përbashkëta.

 Postimi i plotë:

Urimet e mia më të ngrohta për Joe Biden  në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë.

Shpresojmë të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta.

Ndërkohë ka munguar një urim zyrtar nga kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë sot i ka bërë vetëm  “like” postimit të kandidati demokrat, në të cilën thotë hapur se u shpall fitues në garën për president të SHBA-ve. 

Një reagim i plotë mund të vijë nga Rama në vijim.

Të fundit