Flash News

E-TJERA

Bido debat me Xhaferrin: Dorëzoj mandatin nëse më gjen një person që...

     
Bido debat me Xhaferrin: Dorëzoj mandatin nëse më gjen një
 

Dy deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Besart Xhaferri nga PD dhe Ardit Bido nga PS janë përfshirë në një debat lidhur me procesin zgjedhor, teksa ishin ftuar në Euronews Albania. 

Ardit Bido reagoi pas deklaratave të Xhaferrit duke i cilësuar si retorikë boshe.

Bido e sfidoi Xhaferrrin që të gjente një person që kishte kërkuar vota për të në institucione publike dhe si këmbim do të hiqte dorë nga mandati. 

“Nëse ti më gjen në një institucion një person që ka kërkuar votë për Ardit Bidon, pra për mua, unë heq dorë nga mandati. Nuk po flas për votë individuale, se shoqja ime e klasës është dhe do ma japë votën, por për institucione të tjera.

Fakti që qytetarët votojnë si votojnë është për shkak të retorikës tuaj si opozitë. Ju doni të shfaqeni si engjëj dhe të na bëni ne djaj, por kjo është një retorikë që ju ka çuar në humbje,” tha Bido.

Të fundit