Flash News

E-TJERA

Bie aksidentalisht në pus, humb jetën i moshuari në Vlorë

Bie aksidentalisht në pus, humb jetën i moshuari në Vlorë

Një i moshuar ka humbur jetën në Nartë të Vlorës. Policia bën me dije se i moshuari me iniciale K. K., rreth 80-vjeç ka rënë aksidentalisht në një pus që ndodhej në oborrin e banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17.00. Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një pus, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. K., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit