Flash News

E-TJERA

Rrëzohet aksidentalisht nga biçikleta, ndërron jetë në spital 17-vjeçarja

Rrëzohet aksidentalisht nga biçikleta, ndërron jetë

Një 17-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta. Viktima ka inicialet R.D.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë. Ajo ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Kështu bën me dije policia, ndërsa shton se po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Me datë 27.11.2021, rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe. Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në SQU", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit