Flash News

E-TJERA

Bie aksidentalisht nga kati i 15-të, ndërron jetë roja në Sarandë

Bie aksidentalisht nga kati i 15-të, ndërron jetë roja në

Një person ka ndërruar jetë në Sarandë mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, H. I., 63 vjeç, i cili punonte si roje i një pallati dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të e për pasojë ka humbur jetën.

“Më datë 30.10.2021,  rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit