Flash News

E-TJERA

Bie aksidentalisht nga lartësia e një hoteli, ndërron jetë në spital 28-vjeçari në Tiranë

Bie aksidentalisht nga lartësia e një hoteli, ndërron jetë
Foto Ilustruese

Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pasi ra aksidentalisht nga lartësia e një hoteli.

Viktima është A. M 28 vjeç, i cili mësohet se është rrëzuar nga lartësia e një hoteli ku po qëndronte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 28-vjeçari është nisur për në spital ku ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

 

Të fundit