Flash News

E-TJERA

"Mjedis sfidues, qeveria të zbatojë reformat", Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bie besimi i bizneseve në Shqipëri

"Mjedis sfidues, qeveria të zbatojë reformat", Dhoma

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka publikuar një raport për klimën e biznesit, duke evidentuar rënie rënie të besimit. Sipas saj, besimi i i biznesit gjatë 2020-ës ra me 0.5% dhe ndikimin kryesor e dha pandemia dhe progresi më i ulët nga sa pritej.

DHAT thekson biznesi nuk ishte në gjendje të shërohej nga pasojat e pandemisë, ndërsa nënvizon nevojën për ndryshim më të fortë të politikave për reformat në mjedisin e investimeve.

Dhoma Amerikane e Tregtisë evidenton se klima e përgjithshme e biznesit në Shqipëri mbetet e pafavorshme, por ka disa përmirësime krahësuar me vitin e kaluar.

Një nga treguesit më të rëndësishëm, Klima e Biznesit ra me 1.57 pikë në krahasim me vitin 2019. Më shumë se 71% e anëtarëve të AmCham e perceptuan klimën e biznesit në Shqipëri si të pafavorshme, ndërsa 9% e konsiderojnë atë si pozitiv dhe 20% si neutral.

Rënia më e madhe e perceptimit reflektohet në “Ecuria e Ekonomisë Shqiptare”, e cila ra me (-5.64 pikë). 80% e të anketuarve deklaruan se ecuria e Ekonomisë Shqiptare ka rënë gjatë vitit 2020.

Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerëson se Shqipëria ka potencial për investime, por duhen reforma për të arritur progres dhe përmirësuar kushtet. Sipas saj, bizneset që operojnë në një mjedis sfidues.

Bizneset e huaja në vendin tonë i kërkojnë qeverisë të zbatojë shpejt reformat për të zhvilluar ekonominë e tregut dhe për të rritur rolin e saj në rajon. Gjithashtu kërkojnë transparencë, praktika të drejta dhe standarde demokratike.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit