Flash News

E-TJERA

Bie bora e parë në Korçë, zbardhen Dardha, Vithkuqi dhe Shtylla

Bie bora e parë në Korçë, zbardhen Dardha, Vithkuqi dhe

Regjistrohen reshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës, duke zbardhur zonat malore të Dardhës, Vithkuqit dhe Shtyllës mbi kuotën 1000 metra.

Në Dardhë, bora ka nisur nga kilometri i 9-të, ndërsa ekipet kontraktore ndodhen në terren për të garantuar mirëmbajtjen e rrugëve.

Situata aktualisht paraqitet e stabilizuar, reshjet janë të lehta dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, pa probleme të evidentuara.

 

Të fundit