Flash News
Po kalonin kanalin anglez, humbin jetën disa emigrantë, mes tyre edhe një fëmijë
Shkon në 21 numri i viktimave nga përmbytjet në Bosnje - Hercegovinë
Berisha publikon kolonën zanore që do të shoqërojë protestën e 7 tetorit
Dogji gruan me benzinë, sot seanca ndaj Bledar Trëndafilit
Zjarri në azilin privat në Tiranë, u lënduan 4 të moshuar
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën në Bogë-Theth
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një përditësim të situatës në aksin Bogë-Theth.
Sipas ARRSH, intensiteti i reshjeve ka rënë, por borëpastrueset vijojnë të jenë në terren për të garantuar pastrimin e rrugëve dhe për të liruar qarkullimin e mjeteve.
“Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e dëborës zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave
Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.