Flash News

E-TJERA

Bie interesi i shqiptarëve për t'u vaksinuar kundër Covid-19, Shqipëria e parafundit në rajon

Bie interesi i shqiptarëve për t'u vaksinuar kundër

Vaksinimi kundër Covid-19 ashtu sikurse në të gjitha vendet e botës, edhe në Shqipëri nisi me ritme të shpejta. Në ditët e para qytetarët shfaqën një interes të lartë për t'u vaksinuar.

Por duket se dëshira e shqiptarëve për t'u vaksinuar në mbrojtje të infektimit, ka pësuar një rënie të ndjeshme në javët e fundit, e sidomos këtë muaj.

Specialistja e Shëndetit Publik vViola Manushi tha për A2 CNN se nga mbi 230 mijë vaksinime të kryera në tre javët e para të shtatorit, shifra ka rënë në pak më shumë se 156 mijë këtë muaj. Thënë ndryshe, nga rreth 11 mijë vaksinime ditore që kryheshin në shtator, mesatarja ka arritur në 7 mijë.

Ndryshe nga qendrat e tjera të vaksinimit, qendra e ngritur në stadiumin "Air Albania" pohon se procesi ka vijuar normalisht ashtu sikurse ka nisur që në fillmet e veta.

"U bëj apel, sidomos atyre që banojnë pranë qendrave të vaksinimit, të vijnë e të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe familjarët e tyre," apeloi Manushi.

Sipas Manushit, rënia e procesit të vaksnimit ka bërë që Shqipëria të renditet e parafundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor sa i përket vaksinimit të qytetarëve me të dyja dozat e vaksinës.

 

Të fundit