Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bie maska e suksesit energjetik/ OSHE shpall pamundësinë për të paguar 500 mln euro borxhe ndaj KESH

Kur lajmëroi uljen e çmimit të energjisë me 10 për qind për familjet me konsum nën 700 kilovat në muaj, Edi Rama e cilësoi vendimin një ngjarje historike, që u bë e mundur falë suksesit të madh të reformës energjetike.
“Një arritje nga më domethënëset e qeverisjes sonë, uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Mbi 1 mln konsumatorë abonentë do paguajnë një çmim të ulur të saj falë një suksesi kuptimplotë në një rrugë nga humnera në majën e Shqipërisë 2030,” tha shefi i qeverisë.
Zëvendësja e tij, Belinda Balluku ishte edhe më specifike, teksa renditi treguesit e përmirësuar të sektorit energjetik.
“Ja kemi dalë sepse kemi ulur humbjet, 17.93% krahasuar me 46% që ka qenë ne 2012. Element tjetër, norma e arkëtimit ka ardhur në rritje. Në 2013 ishte 65% e energjisë së shitur, jo asaj të prodhuar. 45 shkonte në humbje,” tha ministrja e Energjisë.
Por suksesi energjetik i trumbetuar nga qeveria është në fakt një realitet virtual, që ekziston vetëm në kokën e kryeministrit dhe zëvendëses së tij. E vërteta është se sektori është i zhytur në një mal borxhesh dhe OSHEE ka shpallur pamundësinë për t’i shlyer ato. Në botën reale ky quhet faliment.
Gjysmë miliardë euro borxh
Për shkak të situatës së rënduar financiare dhe malit të madh të borxheve që kishin kompanitë publike të energjisë, në vitin 2018, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare u detyrua me bekimin e qeverisë që të merrte një kredi të madhe prej 220 milionë eurosh nga BERZH. Por, KESH nuk kishte mjaftueshëm të ardhura për ta shlyer borxhin, nëse ajo nuk rekuperonte borxhet e mëdha që OSHEE kishte ndaj saj.
Në atë kohë, OSHEE i detyrohej KESH-it vlerën prej 51,4 miliardë lekësh ose mbi gjysmë miliardë euro me kursin aktual. Me kushtin e BERZH, qeveria i detyroi dy kompanitë publike që të lidhnin marrëveshje për shlyerjen e detyrimit.
Marrëveshja përmbante një aneks të veçantë me skedulin e kësteve, sipas të cilit OSHEE do të paguante rreth 17 milionë euro në vit tek KESH për shlyerjen e detyrimeve, veç pagesave korrente për furnizimin me energji.
Skeduli i dakortesuar i shlyerjes se borxhit mes OSHEE dhe KESH
Por OSHEE falimentoi që në vitin e parë. Sipas të dhënave të bëra publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në vitin 2018 OSHEE pagoi vetëm 5 milionë euro nga 17 që duhet të paguante. Në vitin e dytë pagoi pagoi vetëm 9.7 milionë euro nga 17 milionë, ndërsa në vitin e tretë pagoi 7.6 milionë nga 17 milionë.
Pra për tre vjet së bashku nga 2018-a deri në 2020-ën, OSHEE i pagoi KESH vetëm 22 milionë euro nga 50 milionë euro që duhet të paguante. Përballë dështimit të marrëveshjes për shkak se OSHEE nuk paguante, në gusht të vitit 2021 marrëveshja e borxheve u amendua sërish.
“Por amendimi ra dhe më shpejt se marrëveshja bazë. “Për periudhën 2021-2024 detyrimi që OSHEE duhet t’i shlyente KESH-it ishte 90 milionë euro, por u shlyen vetëm 20 milionë euro duke lënë të papaguara 70 milionë euro,” thotë KLSH.
Me pak fjalë, OSHEE ka shpallur zyrtarisht pamundësinë për të shlyer borxhin që ka ndaj KESH. Aktualisht ky borxh ka arritur në 620 milionë euro sipas KLSH, pasi gjatë periudhës 2018-2024 mes kompanive janë krijuar detyrime të tjera.
Qytetarët po e paguajnë uljen dyfish në krahun tjetër
Borxhet nuk janë thjesht shifra që shkruhen dhe qëndrojnë në copa letrash. Ato kanë pasoja financiare, pasi në një mënyrë apo në një tjetër, paguhen. Dhe qytetarët shqiptarë po e paguajnë karamelen elektorale të uljes së çmimit të energjisë, dyfish në krahun tjetër. Përmes arkës së përbashkët të shteti.
“Vështirësia financiare dhe mungesa e theksuar e likuiditeteve ka detyruar KESH t’i kërkojë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë mbështetje buxhetore me qëllim përmbushjen e detyrimit për shërbimin publik të ngarkuar, mbështetje e alokuar për shoqërinë nga Ministria e Financave nëpërmjet Huasë Buxhetore në vlerën totale 68 milionë euro, në vitin 2022,” vëren KLSH.
Por kredia 68 milionë euro e arkëtuar nga buxheti nuk është kostoja e vetme, që qytetarët kanë paguar. Në të njëjtin vit, qeveria injektoi edhe 20 milionë euro të tjera nga buxheti si shtesë kapitali për KEH për ta shpëtuar kompaninë nga falimentimi. Mbi këto duhet shtuar edhe kostoja e kapitalit, të cilën e llogarit më së miri KLSH.
“Sigurimi i fondeve shtesë në Buxhetin e Shtetit është realizuar duke rritur borxhin e brendshëm dhe, duke ju referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, kosto mesatare e borxhit të brendshëm për vitet 2022-2024, nuk ka qenë asnjëherë më poshtë se 4 %. Kosto financiare e likuiditeteve që OSHEE i detyrohej KESH-it për të paguar, por që u plotësua nga Buxheti i Shtetit nëpërmjet instrumenteve të borxhit të brendshëm është në vlerën 6.3 milionë euro. Mosveprimet nga OSHEE për shlyerjen e detyrimeve ndaj KESH-it për periudhën 2022- 2024, kanë sjellë shpenzime pa eficencë nga Buxheti i Shtetit, në vlerën 6.3 milionë euro,” saktëson KLSH.
Me pak fjalë, ulja e shumëtrumbetuar e çmimit të energjisë për familjet shqiptare, kishte një efekt prej 31 milionë eurosh në vit. Por vetëm në vitin 2022, KESH hëngri gati 100 milionë euro nga paratë e taksave të qytetarëve. Pra, në një vit të vetëm qytetarët paguan uljen e çmimit të energjisë për 3 vite.
Për më tepër, këto shifra nuk e tregojnë të gjithë realitetin falimentar të sektorit energjetik, pasi veç parave që kanë ngrënë nga buxheti, kompanitë publike të energjisë kanë rritur edhe më tej borxhet e tyre, që do të paguhen sërish nga qytetarët në të ardhmen, ose përmes buxhetit ose përmes investimeve të munguara në rrjetin energjetik apo çmimeve më të larta.
Filozofia e fukarasë
Populli shqiptar ka një thënie shumë të mençur. “Kur vete borxha 1 mijë, fukaraja ja shtron me mish dhe oriz.”
Kjo është ajo që ka bërë qeveria me sektorin energjetik. Borxha ka vajtur 1 mijë e kacafiu. Qeveria përveç orizit ka shtuar dhe haviar.
Por kjo është fuqia e propagandës. Vetëm ajo e ka forcën që ta shndërrojë dështimin falimentar në një sukses historik dhe arritje domethënëse. E megjithatë realiteti është aty.
Sektori energjetik i Shqipërisë është i marrë fund nga malet e mëdha të borxheve që vërtiten nëpër dëfterët e shtetit dhe që qeveria bën sikur nuk i sheh. Por sërish. Borxhet nuk janë thjesht numra nëpër dëfterë. Ato paguhen. Thjesht pak më fshehtas se sa pagesat direkte të çmimit të energjisë./ Kapitali.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38