Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve/ Bie ndjeshëm konsumi, importet dhe eksportet me rënie prej 25.3%

Rritja e çmimeve/ Bie ndjeshëm konsumi, importet dhe eksportet me

Çmimet e larta kanë ulur ndjeshëm konsumin në vendin tonë. Kjo reflektohet në statistikat e import/eksportet për muajin qershor.

Instituti i Statistikave raporton për 307,8 mijë ton mallra të ngarkuara dhe shkarkuara, duke u ulur me 25,3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë lëvizja e pasagjerëve ka pësuar rritje, ku kryeson transporti ajërror me 82.7%. Pritet që trendi i rënies së konsumit, i cili ka nisur të reflektohet së fundmi të vijojë edhe më tej.

Vendi, por jo vetëm, është i përfshirë nga krizë ekonomike, me çmime të larta karburanti dhe ushqimesh, e së fundmi edhe energjitike. Kjo situatë është nxitur edhe nga lufta në Ukrainë, fundi i së cilës nuk dihet, ndaj paralajmërimet janë për një dimër aspak të lehtë.

 

Të fundit