Flash News

E-TJERA

Statistikat e transportit/ Bie ndjeshëm volumi i mallrave në nëntor, INSTAT nxjerr shifrat

Statistikat e transportit/ Bie ndjeshëm volumi i mallrave në

Eksportet dhe importet kanë shënuar rënie në muajin nëntor. INSTAT tregon se volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 375,0 mijë ton, duke u ulur 11,9 %, krahasuar me nëntorin e 2020-ës.

Ndërsa sa i përket periudhës janar-nëntor, ky tregues ka ardhur në rritje krahësuar me një vit më parë, 13,9 % më shumë.

Mallrat e transportuara me hekurudhë është thuajse përgjysmuar, pasi ka shënuar rënie me 40,9 %, krahasuar me nëntorin e 2020-ës. Ndërsa transporti ajror është rritur me 19,5 %.

Sa i përket transportit të pasagjerëve, dominon ai ajror, i cili zë 86,8 % të totalit. Ky tregues është rritur me mbi 3 herë krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të fundit